Pas 8 vitesh, Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë një marrëveshje divorci

Yjet e Hollivudit, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, kanë arritur një marrëveshje divorci pas një beteje ligjore 8-vjeçare. Avokati i Jolie, James Simon, tha në një deklaratë për revistën “People” se klientja e tij është fokusuar në gjetjen e paqes që nga fillimi i procedurave të divorcit.

Çifti ishte përfshirë në një betejë të gjatë ligjore e për kujdestarinë e fëmijëve në muajt pas shpalljes së ndarjes. Teksa avokatët e aktores kanë thënë se një marrëveshje divorci është arritur, është e paqartë nëse kjo do t’i japë fund një tjetër beteje ligjore mes çiftit për për vreshtarinë e tyre në Francë.

Jolie paraqiti kërkesën për divorc në vitin 2016, pas një incidenti mes tyre. Aludohet se Pitt i ka gjuajtur në fytyrë njërit prej fëmijëve dhe e ka kapur Jolie nga flokët, megjithatë s’ka asnjë akuzë penale të ngritur ndaj tij. Ishte pikërisht ky incident që dyshohet si arsyeja për ndarjen.

Jolie, 49, dhe Pitt, 61, ishin ndër çiftet më të komentuar të Hollivudit për 12 vjet. Dy fituesit e çmimit “Oscar” kanë 6 fëmijë së bashku.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share