Katër orë pasi filloi takimi mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, emisarit Miroslav Lajçak, dhe përfaqësuesit serb Petar Petkoviq, tashmë i njëjti takim ka përfunduar.
Indeksonline raporton se nga takimi që po mbahej pas dyerve të mbyllura, akoma nuk është bërë i ditur asnjë detaj.
Emisari evropian, Miroslav Lajçak ka takuar fillimisht zv/kryeministrin Besnik Bislimi dhe përfaqësuesin serb Petar Petkoviq, në takime të ndara.
Mbetet të shihet nëse është arritur pajtueshmëri mes palëve për çështjen e dinarit si dhe për çfarë temash të tjera eshtë diskutuar./IndeksOnline/