PRANIMI I KISHËS I HAPI DYERT E MANASTIRIT NË SERBI
Pas 18 vitesh, delegacionit nga Maqedonia e Veriut, sot në udhëheqje të Presidentit Pendarovski, sërish iu lejua ta shënojë festën kombëtare të “Ilindenit” në vendin ku është mbajtur mbledhja e dytë e ASNOM-it dhe ku janë vendosur themelet e shtetësisë. Në mensën e manastirit “Shën Prohor Pçinjski”, në Serbinë jugore nuk gjenden sendet origjinale dhe pllaka me mbishkrimin “Kuvendi Antifashit” në ditën e sotme të vitit 1944, por autoritetet serbe për kohë të shkurtër kanë vendosur një pllakë të re e cila dëshmon për ngjarjen, deklaroi Presidenti i shtetit. Kjo vijon pasi në muajin maj Kisha Ortodokse Serbe e hoqi bllokadën dekadëshe dhe e pranoi pavarësinë e Kishës Ortodokse Maqedonase.
“Ky duhet të jetë gurthemel i ri, të vendosim gurthemel në marrëdhëniet e reja në këtë kuptim. Në qoftë se nu ki respektojmë vendet e shenjta, tonat dhe të atyre, të të kaluarës tonë, mendoj se nuk ka asnjë të ardhme në marrëdhëniet dypalëshe,”deklaroi Presidenti Stevo Pendarovski./KlanMacedonia/