Partneriteti SHBA-RMV: 10.3 milion dollarë për demokracinë dhe ekonominë

BESIMI: NDIHMA E MIRËSEARDHUR NË KOHË KRIZE ENERGJETIKE NË BALLKAN E EUROPË

10.3 milionë dollarë mbështetje amerikane për zhvillimin e një shoqërie demokratike dhe një ekonomie konkurruese do të fitojë vendi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Grantit të Partneritetit për Zhvillim me Shtetet e Bashkuara. Amendamenti është nënshkruar sot nga ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe drejtoresha e USAID-it në Maqedoninë e Veriut, Xheri Dajbëll, dhe ambasadorja e SHBA-së, Kejt Meri Bërns, raporton Klan M.

Sipas ministrit, mbështetja që vendi merr nga Shtetet e Bashkuara në këtë periudhë krize të thelluar nga konflikti ruso-ukrainas është e një rëndësie të madhe.

“Me këtë ne arrijmë një përforcim të bashkëpunimit të SHBA-ve dhe RMV-së që është jashtzakonisht e rëndësishme krahas ndihmës strategjike të deritanishme të rrugëtimit tonë euroatlantik dhe në kohë të krizës kur invazioni rus në Ukrainë e sfidon tregjet e energjitikës në Europë dhe në Ballkan. Për neve është jashtëzakonisht e rëndësishmë kjo përkrahje”  – deklaroi Fatmir Besimi.

Drejtoresha e USAID-it, Xheri Dajbëll tha se të dyja palët do të angazhohen të punojnë së bashku dhe të zbatojnë iniciativa në dobi të vendit.

“Qëllimet e përbashkëta të Marrëveshjes janë të fokusuara në tre fusha kryesore: rritje më e madhe ekonomike përmes përmirësimit të konkurrencës, reduktimin e barrierave për tregjet euro-atlantike dhe sigurinë energjetike, rritjen e angazhimit të të rinjve, luftimin e korrupsionit” – tha Xheri Dajbëll, drejtore e USAID-it.

Vendi ynë ka marrë edhe një mbështetje të konsiderueshme financiare nga qeveria amerikane nëpërmjet USAID-it, e cila që nga viti 1993 ka arritur në rreth 840 milionë dollarë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share