“Partneri i Beatrix duhet të jetë burrë jo legen”, flet hapur Albërije Hadërgjonaj!

Albërie Hadërgjonaj ishte një nga të ftuarat e autores dhe moderatores Luana Vjollca këtë të diel mbrëma në “Zemër Luana”.

Ajo përveç këngës, batutave e historive ekskluzive të ndryshme gjithashtu foli dhe për mbesën e saj Beatrix Ramosaj.

E vendosur përballë lojës “Ç’ka rrota, i mëson bota” praktikisht përballë familjarëve të saj dhe jo vetëm. Ndalesën e radhës kjo lojë e kishte tek mbesa e saj Beatrix Ramosaj për të cilën pyetja ishte: “Je shprehur për Beatrix edhe vajzat e tjera me një mesazh mjaft të duhur: “Një burrë që nuk të respekton nuk të meriton!”, si duhet të jetë partneri i ardhshëm i Beatrix?”

Albërie si një personazh shumë i drejtpërdrejt nuk denjoi të kthente përgjigje duke u shprehur “duhet të jetë jo legen por burrë me “rr” të fortë, jo me “r”.” Ajo shtoi se Beatrix është një vajzë e çiltër e pa të keqen që mund të ketë një vajzë tjetër. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share