Partizani, Struga TL dhe Ballkani tre skuadrat shqiptare në fazën e play off të Konferencë Ligës

Tre skuadrat shqiptare që siguruan kualifikim në fazën e play off-it në Ligën e Konferencave Partizani i Tiranës, Ballkani i Suharekës dhe Struga Trim Lum e Strugës, tani e dinë se ndeshjet e para do ti zhvillojnë më 24 gusht me fillim në orën 19:00. Partizani i Tiranës është mysafire e skuadrës Astana nga Kazakistani në stadiumin “Astana Arena”.

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani do të përballet me skuadrën bjelloruse Bate Borisov. Ndeshja e pare do të zhvillohet më 24 gusht, me fillim në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum më 24 gusht me fillim në orën 19:00, do të përballet me ekipin Breidablik të Islandës fillimisht si nikoqire por sonte do të vendoste se ku do të zhvillohet kjo ndeshje në Strumicë apo Elbasan.

Ndeshjet kthyese të fazës play off zhvillohen më 31 gusht.

Më 24 gusht me fill në ora 19:00

Astana (Kazakistan) – Partizani (Shqipëri )

Struga Trim Lum (RMV) – Breidablik (Islandë)

Ballkani (Kosovë) – Bate Bosrisov (Bjellorusi) /KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share