Tre skuadrat shqiptare që garojnë në fazën e tretë kualifikues të UEFA Konferencë Liga kanë shënuar fitore të sigurta në ndeshjet e para.
Partizani i Tiranës në transfertë ka shënuar fitore 2-1 kundër ekipit Valmiera të Letonisë. Autor të golave ishin Cara dhe Rapaj. Ndeshja kthyese zhvillohet më 17 gushtë në Air Albenia në Tiranë.
Ballkani I Suharekës paar tifozëve vendas ka shënuar fitore 2-0 kundër ekipit Linkoln nga Gjibralltari. Autor të golave ishin Meriton Korenica dhe Lorenc Trashi. Ndeshja kthyese luhet më 17 gusht.
Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum, shënoi fitore të sigurt 3-1 kundër Swift Hesperange. Hero i kësaj ndeshje ishte Besart Ibraimi i cili realizoi hat-trik me golat që i shënoi në minutën 21 40 (penalti) dhe 76n (penalti) golin e nderit pë ekipin nga Luksemburgu e realizoi Dominik Stolz në minutën e 46-të. Ndeshja kthyese zhvillohet më 17 gusht, me fillim në ora 20:00, në “Stade de Luxembourg” të Luxemburgut.
Në bazë të epërsisë së krijuar në ndeshjet e para, mund të shpresojmë që të tri ekipet shqiptare të kualifikohen në fazën e play off-it. /KlanMacedonia/