Partizanët shtojnë sulmet brenda Rusisë

Forca te armatosura të mbështetura nga Ukraina morën kontrollin e disa qyteteve në rajonin kufitar

GAZETAR: LEFTION PERISTERI

Luftimet e partizanëve rusë në rajonin Belgorod të Rusisë hynë në ditën e dytë të martën dhe guvernatori u tha banorëve të larguar pas inkursionit ndërkufitar se nuk është ende e sigurt të kthehen në shtëpitë e tyre.

 Forcat ruse të sigurisë jenë përleshur me dy grupe partizanësh në të paktën tre vend brenda rajonit të Belgorodit.Incidenti më i rëndë ndodhi pranë qytetit Grayvoran të Rusisë. Janë regjistruar luftime me armë të vogla, pati sulme me dron ose armë zjarri.

 Agjencitë perëndimore të zbulimit mendojnë se sulmet do të përdoren nga makineria ruse e propagandës.

 Inkursioni i së hënës, që përfshin automjete të blinduara, shënon sulmin më të madh brenda Rusisë që nga fillimi i luftës, megjithëse detajet duke përfshirë numrin e luftëtarëve të përfshirë, përkatësinë e tyre dhe shtrirjen e luftimeve, nuk mund të konfirmohen.

 Moska shpalli nisjen e një operacioni kundër terrorizmit në Belgorod dhe u dha autoriteteve fuqi të veçanta për të kufizuar komunikimet elektronike dhe lëvizjen e banorëve. Nuk raportohet për të vdekur nga luftimet, por besohet se disa vetë janë plagosur.

Autoritetet ruse evakuuan banorët nga rrethi Graivoron i rajonit pasi partizanët rusë pretenduan pushtimin e qytetit kufitar të Kozinka dhe disa të tjerë.

 Një nga grupet që ka marrë përgjegjësinë për inkursionin është Legjioni i Rusisësë Lirë. I përfshirë rezulton dhe një grup i dytë, Armata Vullnetare Ruse (RVC), që thonë se janë luftëtarë të armatosur rusë që kundërshtojnë regjimin e Kremlinit dhe që veprojnë nga Ukraina.

 Moska fajësoi për sulmin forcat ukrainase, duke thënë se diversantët po kërkojnë zhvendosjen e vëmendjes nga pushtimi i qytetit Bakhmut nga Rusia tre ditë më parë.

 Autoritetet ruse kanë nisur gjithashtu hetimin për terrorizëm.

 Kievi e mohoi publikisht përfshirjen në operacion, megjithëse deklaratat ishin plot ironi. Gjatë natësdronëtgoditën ndërtesën e selisë së shërbimit rus të sigurisë FSB në qytetin Belgorod, rreth 80 km nga distrikti ku hynë partizanët rusë./KlanNews

Lexo gjithashtu
Total
0
Share