Partitë shqiptare unifikohen për heqjen e 20%

AHMETI: PRESIM MOMENTIN E DUHUR PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE

Përderisa të gjitha partitë shqiptare, ato në opozitë dhe pozitë po kërkojnë heqjen e 20% nga Kushtetuta…

“Të bëjnë edhe mënjanimin e kualifikimit të padinjitetshëm të gjuhës shqipe në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut” – deklaroi Afrim Gashi.

“Presim që edhe partitë tjera të angazhohen kësaj radhe që bashkërisht të angazhohemi për ta heq këtë absurd nga Kushtetuta e vendit” – deklaroi Taravari.

Ali Ahmeti ende është i mendimit që 20% nuk e dëmton substancën shqiptare.

“20% është një kompromis që është bërë në vitin 2001 me qëllim që mos të cenohet substanca e Marrëveshjes paqësore së Ohrit. Ne si shqiptar këtë kompromis e kemi bërë. Unë nuk kam qenë në tavolinën e bisedimeve, unë kam qenë me kallashnikov në krah në 2001 por e kam pranuar këtë kompromis” – tha Ali Ahmeti.

Megjithatë, Ahmeti thotë se në momentin e duhur kur do jenë 80 vota, ky ndryshim do të bëhet.

“Ne kemi diskutuar edhe me VMRO-në edhe me LSDM-në, në momentin e duhur që ne do i kemi 80 mandate, me 2/3 sepse duhet edhe ndryshim të Kushtetutës, ky problem mund të rregullohet. Por unë u siguroj, 20% nuk e cenon substancën shqiptare në këtë vend dhe nuk e kam shqetësim se kjo nuk do të ndodhë nesër. Kjo do të ndodhë në momentin e duhur” – deklaroi Ali Ahmeti

Sipas kreut të BDI-së, asgjë nuk do të humbin maqedonasit nëse 20% zëvendësohet me popullin shqiptar. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share