NËSE MIRATOHET LARGOHEMI NGA QEVERIA
Parti më të vogla të koalicionit qeveritar në Shkup kanë paralajmëruar se do të largohen nga Qeveria nëse pranohet propozimi francez për zgjidhjen e kontestit RMV-Bullgari, raporton Klan M.
Cështjet e hapura nga Bullgaria fqinje me propozimin francez nuk duhet të jenë pjesë e kornizës negociuese, kurse Kryeministri Kovacevski të del me qëndërim të prerë dhe të mos pranojë këtë propozim – thonë nga partia Lidhja Demokratike duke paralajmëruar largimin nga koalicioni qeveritar nëse qeveria pajtohet që korniza negociuese të miratohët nga Këshilli I BE-së.
“Lidhja Demokratike është kundër propzimit francez dhe u bënë thirrje qytetarëve që qëndrimet e tyre t`I shprehin nëpër rrjetet sociale ose me protesta paqësore, që BE-ja të sheh se këtu ka frymë të fortë qytetare. LD-ja do të largohet nga qeveria nëse miratohet propozimi francez” – deklaroi Pavle Trajanov, kryetar i LD-së.
Të njëjtin qëndrim e kanë edhe parti tjera të vogla të koalicionit qeveritar. Liderët e Partisë Liberal-Demokratike, Goran Milevski dhe Maja Moraçanin nga partia DOM, e kanë kushtëzuar mbështetjen e Qeverisë me hedhjen poshtë të propozimit francez. /KlanMacedonia/