LSDM E MBËSHTET KËRKESËN, BDI KËRKON PRAG PREJ 5%
Partitë e vogla parlamentare kanë përsëritur kërkesën e tyre për vendosjen e modelit zgjedhor me një njësi, njofton KlanM.
Ata kërkojnë që në pakon e reformave zgjedhore, të hyjë edhe iniciativa për një njësi zgjedhore, që e kanë dorëzuar në Kuvend dy vite më parë.
“Me vendosjes e një njësie zgjedhore, si dhe heqjen e përparësive sistematike të katër partive në lidhje me financimin e fushatës zgjedhore, hapësirës mediatike për prezantim politike dhe financimin shtetëror të instituteve partiake, do të krijohen kushte të barabarta për garë politike” – tha Pavle Trajanov, LD.
LSDM mbështete partitë e vogla në propozimin e tyre për një njësi zgjedhore.
“Është e rëndësishme të diskutohet dhe bashkërisht si parti politike të propozojmë Kodin Zgjedhor dhe ta votojmë këtu në Kuvend” – tha Mile Talevski, LSDM.
Megjithatë, sic njofton KlanM, BDI insiston që, nëse flitet për modelin zgjedhor, atëherë të ketë edhe lista të hapura dhe prag prej 5%.
“Kërkojmë që të ketë një prag prej 5%, në mënyrë që ajo zgjidhje ligjore të jetë në funksion të stabilitetit politik dhe mos të ketë destabilitet politik, sepse ajo nuk shkon në favor të askujt” – tha Arbër Ademi, BDI.
Propozim ndryshimet për Kodin Zgjedhor janë në procedurë parlametnare tash më dy vite. Propozim ligji, sic njofton KlanM, është dorëzuar në Kuvend më 5 mars të vitit 2021. Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë ka formuar grup të punës për reforma zgjedhore, e cila duhet të merret me rekomandimet e OSBS/ODIHR. /KlanMacedonia/