Partia në pushtet e Serbisë fiton zgjedhjet lokale

Shqiptarja Ardita Sinani ka shpallur fitoren në Preshevë për zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën ne Serbi, duke e cilësuar fitoren historike. Partia për Veprim Demokratik ka marrë 4080 vota ose 11 këshilltarë. Sipas Sinanit, ky proces zgjedhor është shumë i rëndësishëm, ndërsa ka theksuar se do të qeverisë për katër vjetët e ardhshme me maturi e përgjegjësi.

Në Bujanoc Fronti për Ndryshim, në krye me Arbër Pajazitin ka shpallur fitoren e zgjedhjeve duke mundur Ragmi Mustafi nga Partia për Veprim Demokratik i cili mori vetëm 3093 vota ose 8 këshilltarë. Ndërkaq Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet në Serbi mundi opozitën në zgjedhjet lokale në Beograd dhe qytete të tjera.

Zgjedhjet në Beograd u përsëritën sepse s’kishte fitues të qartë në ato të dhjetorit. Por opozita ka ngritur akuza për parregullsi në zgjedhjet lokale në Serbi, duke bërë që mjedisi politik të vazhdojë të jetë i tensionuar në vend.

Pjesmarrja në zgjedhje ishte më e ulët se në dhjetorin e 2023 në Beograd, pasi disa parti opozitare vendosën të mos marrin pjesë, duke pretenduar se nuk kishte kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike. Përsëritja e zgjedhjeve në Beograd u mbajt njëkohësisht me zgjedhjet lokale në qytetet dhe komunat e tjera, pas kërkesës së opozitës, edhe pse një pjesë e saj tha se do t’i bojkotonte zgjedhjet lokale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share