Partia maqedone E Majta ka ngritur kallëzim penal kundër Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi
Partia E Majta përmes një komunikate për media ka njoftuar se Departamenti juridik i Partisë Politike të Majtë, në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup, ka dorëzuar kallëzim penal kundër kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë – Talat Xhaferi, pasi në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin dhe Rregullorja e Punës pengoi zbatimin e iniciativës civile në nivel shtetëror për mbledhjen e 150.000 nënshkrimeve për thirrjen e referendumit shtesë të detyrueshëm për Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, thuhet në njoftim.
Sipas tyre i akuzuari akuzohet se me qëllim dhe me vetëdije në mënyrë antikushtetuese, të paligjshme iniciativën qytetare, të paraqitur nga një grup prej 646 shtetasish, në formularin e përcaktuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ka kryer vepër të rëndë kundër sistemit zgjedhor. “Pengimi i zgjedhjeve dhe votimit”./KlanMacedonia/