Qeveria e re e Malit të Zi u votua në Parlament mëngjesin e sotëm, me 46 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim.
Kjo është qeveria e 44-t e Malit të Zi dhe do të drejtohet nga Kryeministri Milojko Spajiç.
Shqiptari Nik Gjeloshaj do të jetë zv/Kryeministër për Politikat Ekonomike, si dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik.
Fatmir Deka është emëruar ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve, kurse Marash Dukaj ministër për Administratën Publike.
Postet e tjera ministrore mbahen nga partitë e tjera të koalicionit që përbëjnë këtë qeveri me bazë të gjerë. /tvklan.al