Parlamenti në Shqipëri i rikthehet seancës plenare, Garda shton sigurinë dhe vendos gardh metalik

Parlamenti i rikthet sot seancës plenare, pasi javën e kaluar u anulua për shkak të vizitës së Presidentit turk Erdogan.

Por kësaj radhe, Garda ka marrë masa shtesë për të mos lejuar deputetët e opozitës që të hyjnë në Parlament.

Bëhet fjalë për 24 deputetë të opozitës që janë përjashtuar nga seanca me vendim të Sekretariatit të Etikës.

Për të shmangur përplasjet dhe bllokimet e dyerve të Parlamentit nga ana e deputetëve të opozitës, Garda ka vendosur gardh metalik.

Në seancën e fundit pati përplasje mes deputetëve të opozitës dhe gardistëve.

Për vendosjen e gardhit metalik ka reaguar edhe kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi.

“Ky është Kuvendi i Shqipërisë sot në mëngjes! Dera kryesore e tij e rrethuar me hekura dhe me më shumë forca sigurie sesa deputetë. Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”! Kuvendi nuk është burg dhe as qeli burgu, edhe pse shumica e përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse duhet të ishte në burg dhe jo në atë sallë. Shndërrimi i Kuvendit në “qelinë e rrethuar me hekura” të Pëllumb Gjokës e të ngjashmëve të tij është një akt që turpëron Shqipërinë dhe çdo shqiptar”, ka shkruar Bardhi në Facebook.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share