Parlamenti Evropian pro anëtarësimit të Ukrainës në BE

KIEVI DO TË DUHET TË KALOJË NË NJË PROCES TË NDËRLIKUAR DHE TË GJATË

Presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola ka bërë të ditur se mbështesin plotësisht anëtarësimin e Ukrainës në familjen e madhe europiane. Sipas saj kjo ka të bëjë me çmimin që po paguan ky shtet për agresionin . Nëse miratohet statusi i shtetit kandidat, Ukraina do të duhet të kalojë nëpër një proces të ndërlikuar dhe potencialisht të gjatë të pranimit, ku duhet të dëshmohet përmbushja e standardeve rigoroze demokratike.

Parlamenti Evropian mbështet përpjekjen e Ukrainës për të marrë statusin e kandidatit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e parlamentit Roberta Metsola në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë.

 Ukraina është tashmë pjesë e familjes sonë evropiane. Por është koha që t’i jepet gjithashtu mundësia reale për t’iu bashkuar projektit tonë evropian. Kjo ka të bëjë me shpresën, kjo ka të bëjë me një njohje të çmimit që Ukraina është detyruar të paguajë, dhe ka të bëjë po aq me forcimin e Evropës sa ka të bëjë me forcimin e Ukrainës. Pra, më lejoni të jem E qartë, Parlamenti Evropian që kam unë nderin dhe përgjegjësinë për ta kryesuar, qëndron fort pas ofertës së Ukrainës për të marrë statusin e kandidatit në BE, deklaroi Roberta Metsola presidente e Parlamentit Evropian.

Pas shqyrtimit të dy pjesëve të pyetësorit të dorëzuar nga Kievi në Bruksel për angazhimet dhe kërkesat për marrjen e statusit, javën e ardhshme Brukseli mund të nisë rekomandimin e pritur. Më 18 prill, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i dorëzoi zyrtarëve të BE-së një pyetësor të plotësuar për të aplikuar për marrjen e statusit të shtetit kandidat në BE.

Nëse miratohet statusi i shtetit kandidat, Ukraina do të duhet të kalojë nëpër një proces të ndërlikuar dhe potencialisht të gjatë të pranimit, ku duhet të dëshmohet përmbushja e standardeve rigoroze demokratike dhe të sundimit të ligjit.

Në takimin e Këshillit Evropian të mbajtur në mars, liderët e disa vendeve anëtare të BE shprehën qartë kundërshtimin e tyre ndaj anëtarësimit të shpejtë të Ukrainës në BE.

Më herët kancelari gjerman Olaf Scholz tha se nuk do të kishte rrugë të shkurtra në ofertën e Ukrainës për t’u bashkuar me BE. Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu uli shpresat e Ukrainës për një pranim të shpejtë në BE. “Procesi i cili lejon Ukrainën të anëtarësohet do të zgjasë disa vite, dhe ka shumë të ngjarë disa dekada”, tha ai./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share