Parlamenti Europian miraton përdorimin e karikuesit të unifikuar USB-C nga viti 2024

Parlamenti Europian ka votuar ligjin që të gjitha pajisjet teknologjike të kenë një karikues të përbashkët. Ligji hyn në fuqi nga viti 2024.

Kështu, të gjitha pajisjet teknologjike portative duhet të kenë karikuesin Type-C.

Këtu përfshihet edhe iPhone dhe iPad, që përdorin modelin e tyre të karikuesit. Por nga viti 2024, këto pajisje në Europë do ta kenë të detyrueshme përdorimin e karikuesit Type-C.

Kurse prodhuesve të laptopëve u është lënë afat deri në vitin 2026 për të bërë këto ndryshime.

Ligji u miratua me 602 vota pro dhe 13 kundër, ndërsa 8 ishin abstenime.

Shtetet anëtare të BE pritet të japin miratimin më 24 Tetor. Qëllimi i këtij ligji është për të shmangur përdorimin e shumë karikuesve për pajisje të ndryshme. Me karikuesin USB-C të gjitha pajisjet do të funksionojnë me një karikues. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share