Në lidhje me lajmin se Asambleja Kombëtare e Bullgarisë miratoi propozimin e Presidencës Franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ka reaguar Kryeministri i vendit Edi Rama.
“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij dhe të tjerët shpëtuan fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt!”, ka shkruar kryeministri Rama.
Eurodeputetët e miratuan propozimin francez me 170 vota pro dhe 37 kundër, ndërsa 21 abstenuan.
Projektvendimi që i hap rrugë fillimit të negociatave për anëtarësim të Shkupit do të kalojë për nënshkrim në Këshillin e Ministrave./tvklan.al