Ka qenë përurimi i parkut solar ,më i madhi në Ballkan që ka bashkuar sot krerët e politikës në Maqedoninë e Veriut përfshirë pushtetin dhe opozitën.
Ky eveniment i madh është zhvilluar sot në Novaci . Centrali i ri fotovoltaik prej 55MW në Novac është investim i kompanisë “Mej Enerxhi”, “ATS Group”, në vlerë të 40 milionë eurove. Ky investim inovativ ka bërë bashkë pushtetin dhe opozitën.
Në ngjarje sot janë prezent kryeministri Dimitar Kovaçevski, zv/kryeministri Artan Grubi, ministrat, kryetar komunash por edhe liderët e opozitës, Izet Mexhiti, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami.