Parkoi veturën para hyrjes zyrtare të një kompanie, arrestohet 64 vjeçari në Gostivar

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (13-korrik) rreth orës 15:45 kanë arrestuar 64-vjeçarin T.A. nga Gostivari, i cili ishte raportuar se e kishte parkuar veturën e tij para hyrjes zyrtare të kompanie të Gostivarit dhe kishte bërë të pamundur hyrjen në objekt dhe kryerjen e detyrimeve të punës. Rasti është duke u zbardhur.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share