Në emisionin Klan Debat, kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami tha se vendet ku ai ka planifikuar për ndërtimin e parkingjeve në kate nuk do mund të ndërtohen sepse nuk janë në pronësi të komunës.
”Dy lokacione që i kemi identifikuar për ti ndërtuar si parkingje me kate nuk janë në pronsi të komunës së Tetovës, nuk disponojmë me ato prona që të mund të menaxhojmë me parkingje në kate pra në ato lokacione nuk mund të bëhen, po zhvillohet ideja dhe projekti ku ka plan dhe parcelë në disa vende tjera, pra deri në fund të vitit do ti trefishojmë parkingjet” – tha kryetari i Tetovës, Bilall Kasami. /KlanMacedonia/