Qyteti i Shkupit siguron parkim falas në parkingjet e mbyllura (vend parkim i mbyllur me rampë hyrëse-dalëse) të NP “Parkingu i qytetit” për dhuruesit gjatë dhurimit të gjakut.
Kjo është paraparë me Vendimin për dhënien e pëlqimit të Vendimit për plotësimin e çmimores të shërbimeve të cilat i kryen NP Parkingu i Qytetit – Shkup, i cili u miratua sot nga Këshilli i Qytetit të Shkupit. Dhurimi vullnetar i gjakut është pasqyrim i vlerave të larta etike, njerëzore dhe morale, dhe me këtë vendim Qyteti i Shkupit dhe NP “Parkingu i Qytetit” ofron përfitim dhe mbështetje shtesë për të gjithë dhuruesit e gjakut.
Me këtë vendim, në mënyrë plotësuese u mundësohet të gjithë specializantëve të cilët kryejnë specializimin në kuadër të Kompleksit Klinika Nënë Tereza, të parkohen me kushte të njëjta si punonjësit e tjerë në Kompleksin Klinikat Nënë Tereza.