Kanë mbetur vetëm edhe disa ditë fillimi i eventit më të madh sportivë në botë edicioni i 30-të Lojërat Olimpike Verore “Paris 2024” që fillon nga data 26 korrik deri më 11 gusht 2024 dhe tanimë janë mësuar emrat e sportistëve që do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën në këtë samit botërorë sportit .
Maqedonia e Veriut në këto Lojëra Olimpike do të prezantohet me 5 /pesë/ sportistë dhe atë Vladimir Egerov- mundje, Anastasija Mojsovska –qitje, Mila Reliq –takvendoo, Dario Ivanovski –atletikë dhe Edi Sherifovski -xhudo
Kosova në edicionin e 30-të jubilar Lojrat Olimpike Verore “Paris 2024”, do të përfaqësohet me 9 /nëntë/sportist prej të cilëve pesë janë në sportin e xhudos si Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, boksierja Dinjeta Sadiku, atletja Gresa Bakraçi, dhe dy sportist nga noti Hana Beiqi dhe Adella Saboviq .
Shqipëria në Lojërat e 30-ta Olimpike Verore “Paris 2024” do të prezantohet me 8 /tetë/ sportistë dhe atë: atletët Luiza Gega dhe Franko Buraj, mundësit Islam Dudaev, Chermen Valiev dhe Zelimkhan Abarkov, notuesi Kaltra Meça dhe Grisi Koxhaku si dhe Manjolla Konini .
Gjasat për të fituar medalje olimpike gjithsesi se i kanë xhudistët nga Kosova dhe mundësit nga Shqipëria, ndërsa rezultate të mira priten edhe nga atletja më e mire shqiptare Luiza Gega./tvklan.mk/