“PARIS 2024”: Pishtari me flakën olimpike mbrinë në Paris

Më 26 korrik do të nisin Lojërat Olimpike “Paris 2024” dhe kryeqyteti francez është blinduar orët e fundit për shkak se pishtari me flakën olimpike ka mbërritur më në fund në qytetin ku do të organizohet eventi i madh.

Ishin të shumtë qytetarët e mbledhur rrugëve në pritje të pishtarit, një emocion që përsëritet çdo 4 vjet dhe që nuk shuhet kurrë. Pas një ceremonie në bulevardin kryesor, nisi rrugëtimi i simbolit olimpik, ku tedofori i parë ishte Thierry Henry, trajneri i ekipit kombëtar Olimpik të futbollit dhe hero i paharruar i Francës 98.

Pishtari u mbajt nga rreth 540 presona gjatë ditës së parë në Paris, ndërkohë që rrugëtimi në qytetin parizien do të vijojë sërish. Ajo që u vu re ishte prania e një numri të madh të forcave të rendit, 18.000 policë dhe xhandarë.

Olimpiada rikthehet në Paris psa 100 vitesh. Thibaut Vallette, ushtar mbi kalë, kreu i “Squires of the Cadre noir of Saumur” dhe fitues i medaljes së artë në Rio në 2016, mbajti pishtarin përgjatë rrugës Foch, në qendër të procesionit ushtarak, deri në Etoile, ku ishte presidenti Emanuel Macron.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share