“Paris 2024”: Kina i prinë listës me 9 medalje të arta, Kosova e 32-ta

Ka përfunduar edhe dita e pestë e Lojërave Olimpike të Parisit.

Dita e përmbyll me fitoren e notarit kinez, Pan i cili fitoi medaljen e artë në 100 metra stil i lirë, duke e thyer edhe rekordin botëror.

E pikërisht Kina prin në renditjen e shteteve me nëntë medalje të arta, shtatë të argjendta dhe tri të bronzta, 19 gjithsej.

Pas Kinës vjen shteti nikoqir, Franca me gjithsej 26 medalje, tetë të arta, 10 të argjendta dhe tetë të bronzta.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkundër që kanë numrin më të madh të medaljeve, 30 gjithsej gjenden në vendin e shtatë, për shkak se kanë vetëm pesë të arta.Në mesin e vendeve që kanë fituar medalje është edhe Kosova, me dy medalje të fituara me një të argjendtë dhe një të bronztë është pozitën e 32-të.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share