Më shumë se gjysmë miliardë euro ose saktësisht 526 milionë euro është vlera e aktiviteteve të ndërtimtarisë që në vitin 2021 I kanë kryer kompanitë e ndërtimit në vend – thuhet në analizën e portalit “PARI”.
Enti Shtetëror për Statistika, sic percjell KlanM, publikoi se vitin e kaluar janë ndërtuar 2.665 objekte, kurse kanë përfunduar gjithsejt 3.235 banesa, përcjellë Klan M. Sipërfaqja mesatare e banesave është 65.3 m2, kurse më shumë ndërtime ka pasur në Rajonin e Shkupit.
Statistika ka shënuar një ulje të vogël tek aktivitetet e ndërtimtarisë në krahasim me vitin 2020 kur vlera ka qenë 532 milionë euro. Aktivitetet në ulje të ndërtimtarisë, sic percjell KlanM, janë reflektuar edhe pjesën e të ardhurave të TOP 10 kompanive ndërtimore.
Të ardhurat e tyre vitin e kaluar kanë qenë 144.6 milionë euro, derisa në vitin 2020 – 149 milionë euro.
Përkundër rënies minimale në ndërtimtari, kjo nuk I ka penguar kompanitë ndërtimore që të kenë një vit të shkëlqyeshëm 2021, por pagat e punëtorëve të ndërtimit lënë shumë për të dëshiruar. /KlanMacedonia/