Parashikimi i së ardhmes, shijen e ushqimit mund ta ndiejmë nga ekrani i celularit

Në 20 vitet e ardhshme mund të konsumojmë dieta të “hiper-personalizuara” të cilat janë “plotësisht të  përshtatshme për nevojat ushqimore individuale”, thotë një raport i ri.

Sipas tij sugjerohet se të marësh frymë mbi një smartphone mund të përcaktojë se çfarë është shëndetshme ndërsa ushqimet mund të ‘shijohen’  virtualisht përpara se të porositen.

Raporti thotë se mund të krijohet “BreathTech”, një teknologji që “bën kërkime të thelluara” mbi ushqimet që duhet të konsumojë një person.

Dieta të përshtatura me psikologjinë e një njeriu do të mundësohen nga fuqia e inteligjencës artificiale dhe po kjo e fundit do të ndihmojë në përshtatjen e ushqimit që do të konsumohet.

Një tjetër sugjerim është se realiteti virtual mund të përdoret për të ‘futur në kurth’ personat që nuk konsumojnë perime për t’i bërë të mendojnë se po hanë ëmbëlsira në vend të tyre.

Nëse dikush dëshiron të konsumojë më pak alkool, mund të prezantohen ‘imitues’ të verës të cilët do të kenë shijen e pijes alkoolike.

Një tjetër trend parashikohet të jenë produktet e “bukurisë së ngrënshme” si akullore kundra plakjes apo menu të bazuara në ekuilibrimin e hormoneve dhe prodhimit të dopaminës.

Sipas raportit, parashikohen edhe darka festive të organizuara në realitetin virtual që do t’i lejojë  konsumatorët të krijojnë sipas dëshirës së tyre e madje të ftojnë edhe njerëz të famshëm./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share