Parashikimi i motit për sot në Maqedoni

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Pasdite në shumë vende do të jetë mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullimë, herë pas here në formë stuhie me reshje të dendura të rrëmbyeshme, bubullima, erë e fortë dhe me breshëri. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 20, kurse maksimalja do të arrijë nga 25 deri në 33 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite pjesë të luginës do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe stuhi afatshkurtër. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 32 gradë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share