Moti sot në Republikën e Maqedonisë së veriut paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me shi lokal, kryesisht në pjesët juglindore, ndërsa pasdite vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 19 gradë , ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 22 deri 27 gradë celsius. Indeksi UV do të jetë 6.
Në Shkup në orët e hershme të mëngjesit mot i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura minimale do të bie deri në 16 gradë, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 26 gradë celsius.