Moti sot në Maqedoninë e Veriut pritet të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirës jostabile me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 28 deri në 34 gradë. UV indeksi do të jetë 7.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura maksimale do të jetë 34 gradë.