Paraqitje e zbehtë e Shkëndijës eliminohet nga UEFA Confernc League

Shkëndija në ndeshjen e saj të 53-të në garat ndërkombëtare ekipi i Shkëndijës pësoi humbje 1-2 nga armenët e NOAH dhe me rezultatin e pergjithshëm 4-1 mysafirët u kualifikuan në raundin e dytë, ndërsa Shkëndija edhe njëherë eliminohet që në xhiron e parë të Konferencë Liga.

Ndeshja kthyese mes Shkëndijës dhe ekipit armen Noah nisi me matjen e forcave të të dyja ekipeve duke tentuar që me kundër sulme të rezikojnë portat. Megjithate skuadra mysafire NOAH në minutën e 20-të me golin e 34 vjeçarit Aleksandar Miljkoviq për 0-1.

Pas këtij goli skuadra vendase tentoi të rrezikon portën mysafire me Fiton Ademin dhe Aleksandar Trumçin por pa sukses meqë futbollistët mysafirë në çdo moment ishin në krye të detyrës. Pjesa e parë me meritë përfundoi me epërsi 0-1 për skuadrën nga Armenia

Pjesa e dytë nisi me iniciativën e kuqezinjëve dhe si pasoj e lojë me të konsuliduar në minutën e 50-të Klisman Cake pas asistit të Krasniqit barazoi rezultatin në 1-1 për ti dhënë shpresë ekipit për të përmbysur rezultatin e përgjithsh. Vetëm dy minuta pas barazimit Endrit Krasniqi kishte rast ideal pë epërsi të kuqezinjëve mirëpo portierri mysafir ishte në krye të detyrës.

Golin e fitores ekipi Noah e shënoi në minutën e parë shtesë me autor Pinson për 1-2 dhe erezultatin e përgjithshëm 1-4 nga dy ndeshjet.

Ndeshja kthyese e raundit të parë të UEFA Konferencë Liga,ve mes ekipit Shkëndija dhe Noah (Armeni), në arenën “Todor Proeski” në Shkup, refer Dominik Stary Sllovaki, tifoz afro 1500. Golashënues Klisman Cake (50’) per Shkëndijën, Aleksandar Miljkoviq (20’), Pinson (90+10

Ekipet luajtën me këto formacione

Shkëndija: Astrit Amzai, Aleksandar Trumçi, Reshat Ramadani, Klisman Cake (kapiten), Fiton Ademi, Endrit Krasniqi, Ronaldo Webster, Adenis Shala, Vane Krstevski (Florent Ramadani 59’), Kamer Qaka, Mevlan Adili (Jakup Kaba 74’) .

Traajner: Jeton Beqiri

NOAH: Ognjen Çançareviq, Ferreira (Erald Çinari 59’), Mathues Aias (Gregorio) 59’), Artak Dachyan (Sangare), Martin Gambosh, Aleksandar Miljkoviq, Gor Manvelyan, Pablo Santos, Hovhannes Hambartsumuan (Kap)( Thorarinsson G 75’), Gonçalo Silva, Virgilie Pinson

Trajner: Rul Mota /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share