Aktorja u shfaq elegante në premierën e filmit “The Last Thing He Told Me”
Aktorja Reese Witherspoon ka bërë paraqitjen e parë publike që nga ndarja me ish-bashkëshortin e saj Jim Toth. Ajo u shfaq në tapetin e kuq për premierën e filmit më të fundit “The Last Thing He Told Me”.
Mesa duket ylli i Hollivudit ka lënë pas problemet në jetën private për të fokusuar tek karriera e saj e suksesshme si aktore.
Aktorja konfirmoi lajmin për divorcin e saj në rrjetet sociale më 1 Prill, duke i dhënë fund martesës së saj dymbëdhjetëvjeçare me Toth.
Fituesja e Oskarit ishte e martuar më parë me bashkëpunëtorin e saj në filmin “Cruel Intentions” Ryan Phillippe nga viti 1999 deri në vitin 2008. Ish-çifti janë prindër të vajzës Ava, 23 vjeç, dhe djalit Deacon, 19 vjeç.
Klan News