Agjencia Evropiane e Barnave ka njoftuar se në nivel të Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar është zbuluar një tretësirë injektuese e falsifikuar e Ozempic (semaglutid) 1 mg. Stilolapsat e parambushur janë shënuar në mënyrë të rreme si bar për diabet Ozempic (semaglutid) me numër serial MP5E511 dhe NP5G866.
Dëshirojmë të Ju informojmë se MALMED-i ka marrë raportime për bar të falsifikuara në territorin e shtetit tonë nga poseduesi i lejes për vënien në qarkullim të barnave për barin Ozempik i cili përdoret për trajtimin e diabetit të llojit 2 me numrat serik: MP5B060, MG5B070 dhe MP5D775. Të njëjtat nuk janë importuar nga distributorët e autorizuar të poseduesit të lejes.
Në rastet e deritanishme ka dallime në pamje midis stilolapsit të falsifikuar dhe stilolapsit origjinal. MALMED miratoi një Lletër për të punësuarit e kujdesit shëndetësor, të cilën e publikoi në faqen e saj të internetit dhe i referohet njohjes së barit të falsifikuar dhe procedurës së denoncimit të tij. Është e rëndësishme që të gjitha subjektet e përfshira të dinë për ekzistencën e një bari të falsifikuar Ozempik.
Duam të theksojmë dhe bëjmë me dije rëndësinë e blerjes së barnave nga burime të autorizuara, burime përkatëse të furnizimit (personat juridikë të autorizuar që kanë leje për shitjen me pakicë të barnave të lëshuar nga MALMED-i), me qëllim përdorimin e barnave me cilësis dhe siguri të konfirmuar të cilat janë të miratuara me Ligj.
Ju bëjëmë me dije shitësve me shumicë që kur të zgjedhin furnitorët e tyre t’i kushtojnë vëmendje të veçantë kur furnizojnë barin Ozempik dhe të kontrollojnë nëse furnizuesi i përmbahet parimeve të praktikës së mirë të shpërndarjes në tregtinë me shumicë të barnave dhe të ket licencë për të kryer tregti me shumicë të barnave.
Të punësuarit e kujdesit shëndetësor duhet gjithashtu të këshillojnë pacientët se si të njohin barnat e falsifikuara. Pamja e barit nuk duhet të ndryshojë nga fotografia në udhëzimin për përdorimin e barit.
Udhëzojmë farmacistët të kenë kujdes gjatë dhënies së barit Ozempik dhe në rast dyshimi për origjinalitetin e barit, të kontrollojnë pamjen e paketimit të brendshëm para pacientit.
I këshillojmë pacientët që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë kur blejnë barin Ozempik dhe për arsye sigurie ta blejnë barin vetëm nga persona juridikë të verifikuar dhe të autorizuar për shitjen me pakicë të barnave. Në rast se pamja e shiringës së ilaçit që ata kanë ndryshon nga bari origjinal, i këshillojmë pacientët që të mos e përdorin barin dhe të kërkojnë menjëherë këshilla mjekësore.