Parandalohet një sulm terrorist në ambasadën izraelite në Gjermani.Një pranga ka rënë një 28-vjeçar libanez, i akuzuar për planifikimin e sulmit në Berlin.
Sipas gazetës gjermane Bild, autori i besohet të jetë një mbështetës i ISIS. Arrestimi ka ndodhur pas informacioneve nga shërbimet sekrete të një shteti tjetër dhe nuk dihet nëse i dyshuari ka pasur për qëllim të vepronte me armë apo lëndë plasëse.
I riu planifikoi të strehohej afër një të afërmi të tij në qytetin e Bonit, menjëherë pas sulmit dhe më pas të arratisej jashtë vendit.
28-vjeçari mbërriti në Gjermani në nëntor 2022 dhe kërkoi azil në janar 2023. Edhe pse kërkesa e tij u refuzua më 28 shtator 2023, ai gjithsesi arriti të qëndronte në qytetin e vogël të Brandenburgut me 45 mijë banorë.
Policia gjermane ka kontrolluar shtëpinë e autorit dhe ka sekuestruar disa telefonë dhe komjuterë.
Ambasada izraelite në Berlin konfirmoi se ishte planifikuar një sulm kundër selisë diplomatike dhe falënderoi zyrtarët e sigurisë në Gjermani.