Parandalohet një sulm terrorist në jug të Rusisë

3 persona dyshohet se do të hidhnin në erë një pajisje në rajonin e Stavropolit

Rusia vijon ende të jetë e tronditur nga sulmi terrorist i pak ditëve më parë pranë Moskës që i mori jetën 143 personave dhe u plagosën më shumë se 140 të tjerë.

Mësohet se në këtë shtet ishte planifikuar një tjetër sulm terrorist këtë herë në jug të vendit, por fatmirësisht Shërbimi Federal i Sigurisë ka mundur ta parandalojë atë.

Mediat ruse shkruajnë se Shërbimi Federal i Sigurisë i ka dhënë fund aktiviteteve terroriste të tre personave që po planifikonin të hidhnin në erë një pajisje në një vend publik në rajonin e Stavropolit.

Këto imazhe tregojnë të dyshuarit të cilët janë me origjinë nga një vend i Azisë Qendrore të cilët po arrestohen nga agjentët e FSB-së.

Agjencia e lajmeve Ria Novosti tha se janë zbuluar materiale për një mjet shpërthyes të improvizuar dhe substanca kimike të cilat janë gjetur në shtëpinë e një prej të dyshuarve.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share