Zëvendës kryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai gjatë qëndrimit në Komunën e Gostivarit njoftoi se shumica e institucioneve në RMV-së gjatë qeverisë së kaluar nuk kanë dorëzuar raport për parandalim të korrupsionit.
“Kjo nismë është përkrahur nga Ambasada Amerikane dhe USAID, dhe tani jemi në proces të rishqyrtimit të metodologjisë për të parë se përse nuk ka funksionuar aty ku nuk ka funksionuar dhe si mund ta bëjmë këtë mekanizëm me qëllim që institucionet të detyrohen ta marrin këtë çështje shumë seriozisht. Por ju thash se para së gjithash kjo ndodh si mungesë e vullnetit politik që vërehet në çdo fushe në luftën kundër korrupsionit. Ne kemi në letër Ligje shumë të mira në këtë drejtim por problemi kryesor qëndron te mos zbatimi i tyre sepse nuk ka pasur vullnet politik që me të vërtetë të luftohet korrupsioni”, deklaroi Fetai. /tvklan.mk