Paralajmërimi amerikan për 1 shtatorin

ESCOBAR: KOSOVA DHE SERBIA TE ZOTOHEN SE NUK DO TE KETE DHUNE

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se qëllimi i vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi ishte për të mbështetur përpjekjet e Bashkimit Evropian në gjetjen e zgjidhjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave dhe dokumentet serbe.

Escobar ka thënë se dëshiron që të dyja palët të zotohen se nuk do të ketë dhunë me 1 Shtator.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se faktori ndërkombëtar do të vazhdojë të kërkojë nga të dyja palët që të garantojnë paqe dhe stabilitet edhe pas 1 Shtatorit. Escobar ka thënë se shpreson që më 1 shtator, të mos ngarkohet jetesa e banorëve në veri të Kosovës dhe ata të jetojnë në paqe.I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor

“Dialogu nuk është klinikisht i vdekur, unë nuk jam pjesë e dialogut, Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e dialogut, por ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Shpresoj që deri në fund të muajit ne do të gjejmë rrugë për të vazhduar. Në të njëjtën kohë, dialogu do të vazhdojë. Të gjitha marrëveshjet do të duhet të zbatohen, përfshirë formimin e Asociacionit”

Sa u përket bisedimeve, ne Prishtine e BeOGRAD Escobar ka thënë se ato kanë qenë të vështira, mirëpo ka parë “gatishmëri për të gjetur zgjidhje, gatishmëri për të ndërtuar besim përgjatë procesit”.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor

“Ne u kemi thënë liderëve të Kosovës dhe Serbisë se presim që çështja e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve ekzistuese të jetë në agjendën e takimit të radhës.

Shpresoj që më 1 shtator të mos ngarkohet jetesa e serbëve në veri dhe qe ata nuk do të kenë nevojë për procedura administrative shtesë për të shkuar në shtëpitë e tyre. Besoj se do të mund të arrijmë këtë gjë”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se i takon Beogradit dhe Prishtinës që të shmangin përshkallëzimin e situatës.

Stoltenberg ka thënë se situata në terren është përmirësuar, ndonëse misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është duke vëzhguar situatën dhe është i gatshëm të nderhyjë në rast të destabilizimit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share