Pas paralajmërimeve për mungesë të qumështit, qytetarët kanë zbrazur raftet e disa marketeve në vend.
Kjo shihet edhe në videot që ka siguruar portali Klanmacedonia.mk në disa nga marketet në vend.
Kujtojmë që rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në Gusht të këtij viti, krahasuar me muajin e kaluar, është shënuar tek qumeshti për 3.6%.
Kujtojmë që Qeveria e Republikës së Serbisë në mbledhjen e ditës së djeshme solli vendim për ndalesë të eksportit të qumështit të papërpunuar dhe të pasterizuar, përveç për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqipërisë./Klanmacedonia/