VMRO DPMNE po tenton që përmes temës për destabilizim të defokusojë opinionin nga problemet reale me të cilat përballen qytetarët, rrespektivisht nga kriza ekonomike që ka kapluar vendin.
Profesori universitar dhe eksperti i sigurisë, Bashkim Selmani për Klan Maqedoni ka deklaruar se VMRO me qëllim përhap tema të tilla sepse siç thotë nuk ka dallim nga VMRO-ja e Gruevskit.i cili sipas Selmanit është fajtori kryesor edhe për bllokimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
BASHKIM SELMANI – PROFESOR UNIVERSITAR
“Paralajmërimet e kryeministrit janë të pabaza dhe të pa qëndrueshme sepse nëse bëhet fjalë për çështjen shqiptare, dihet se shqiptarët janë viktimizuar që maqedonasit të kenë shtet, kufij dhe të gjitha ato prioritete qé i kanë gëzuar aktualisht. Kryeministri duhet të merret me ish kryeministrin Gruevski për arsye se ai ishte që e futi në krizë të thellë ekonomike po edhe ardhmërinë e Maqedonisë. Siç duket akoma ky pushtet nuk don apo nuk ka intuitë për të dalë nga ish ombrella e kaluar dhe të prevenojë çështjen financiare”, deklaroi Selmani.
Sipas profesorit, çdo paralajmërim për krizë apo destabilizim që është i pa argumentuar nuk është asgjë tjetër përvecse tentim për të friksuar qytetarët.
BASHKIM SELMANI
“Duke ditur mentalitetin e vjetër të VMRO-së, ajo përmes nacionalizmit të tërbuar dhe pasigurisë qoftë ajo ekonomike dhe politike gjithmonë edhe ka marrë vota. VMRO i ka përjetuar të gjitha fenomenet e nacionalizmit dhe Ka shfrytëzuar. Vet votimi dhe numri aktual që është në Kuvend, nuk është proces i votimit natyror por është një nacionalizém agresiv me të cilin tani më vet Qeveria po shkon drejtë asaj rruge që nuk është në interes dhe favour të vet shtetit”, tha profesori Selmani.
Kujtojmë me javë të tëra duke filluar nga kryeministri dhe eksponent të tjerë të Qeverisë kanë paralajmëruar skenare destabilizuese në vendin tonë. Kohëve të fundit paralajmërimeve të këtilla ju bashkangjitën edhe partnerët Mickovsit ata të VLEN=it dhe akuzojnë BDI se poo mundohet me imponimin e temave etnike të coj vendin drejt destabilizimit. /tvklan.mk