Oliver Spasovski në emisionin Klan Debat shprehet se nuk është i befasur nga paralajmërimet e SHBA-së, por edhe BE-së për luftë ndaj krimit dhe korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. SIpas tij, kjo qeveri ka punuar seriozisht në këtë drejtim, por jo mjaftueshëm. Spasovksi theksoi se buxheti për zbulimin e aktiviteteve korruptive është rritur ndjeshëm dhe kjo sipas tij, tregon mirëkuptimin që qeveria e ka për çështjen e sigurisë.
Ministri i Punlve të Brendshme ka kritika për organet e drejtësisl, kryesisht prokurorisë për shkak të mos realizimit të lëndëve që iniciohen nga MPB.
“Ka ngecje edhe nëpër institucione. Unë di shumë lëndë që janë përfunduar nga ana e MPB-së, por nuk po realizohen. Qëndrojnë diku në Prokurorinë Publike, bëhen aktivitetet hetuese e kështu me radhë”, deklaroi Spasovski./KlanMacedonia