Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë ka marrë vendim që t’ua caktojë masën e paraburgimit tre policëve kosovarë të rrëmbyer në Kosovë.
Njoftimi u bë publik në ueb-faqen e kësaj prokurorie.
“Me rastin e ngjarjeve të 14 qershorit 2023, në fshatin Gnjilicë, komuna e Rashkës, Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë më 16 qershor 2023 ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër të dyshuarve B.S. (1965), R.Z. (1975) dhe M.Sh. (1961) për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer nga një vepër penale ‘prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese’ nga neni 348 paragrafi 4 lidhur me 2 lidhur me paragrafin 1 të. Kodit Penal”.
“Sipas propozimit të prokurorit publik të Prokurorisë së Lartë Publike në Kralevë, gjyqtari për procedurën paraprake të Gjykatës së Lartë në Kralevë ka urdhëruar paraburgimin për të gjithë të dyshuarit”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv