Paraburgim për anesteziologun nga Tetova

Për “punë të pakujdesshme në shërbim” dhe “incizim të paautorizuar”, ndaj anesteziologut të punësuar në Spitalin e Tetovës është shqiptuar paraburgim nga ana e Prokurorisë, përcjell KlanM.

“Më datë 15.04.2023, gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Tetovë personit V.D (43) nga Odri i Tetovës, i ka shqiptuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 8 ditësh dhe do të dërgohet për vuajtje të paraburgimit në Burgun e Shkupit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Personi me inicialet V.D, siç përcjell KlanM, ka filmuar personelin mjekësor dhe pacientët në një nga repartet e Spitalit klinik në Tetovë dhe e ka publikuar drejtpërdrejt në rrjetin social “Tik-Tok”.

Rastin në polici e ka paraqitur drejtori i spitalit, Pëllumb Vela, ndërsa pas raportimit, zyrtarët policorë nga SPB-ja e Tetovës e kanë privuar nga liria anesteziologun.

Drejtori i spitalit, Vela njoftoi të shtunën se bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti kishin vendosur që t’ia ndërpresin marrëdhënien e punës anesteziologut 43 vjeçar, me arsyetimin për shkelje të rregullave të punës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share