Deputetët dhe anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ASK) dhe Agjencisë së Inteligjencës (AI), pas një pauze të shkurtër, janë rikthyer në sallë, por më parë sigurimi i Kuvendit u ka kërkuar të lënë celularët në tavolinën përballë sallës, ndërsa deputetëve iu kërkua të linin çantat përveç telefonave.
Kjo ishte masë paraprake për shkak të ndjeshmërisë, pra klasifikimit të informacionit që drejtori i ASK-së njoftoi se do të paraqesë në dëshminë e tij, për rolin e Agjencisë për dhënien e mendimit pozitiv për marrjen e nënshtetësisë maqedonase të Onishçenkos sipas nenit 11 të Ligjit për shtetësi.