“Nëqoftëse ilaçI sigurohej më herët Bllagojçe do të ishte gjallë”
Me kurore lule qytetarë dhe persona me fibrozë cistike i dhanë lamtumirën e fundit Bllagojçe Iliievskit i cili dje ndërroi jetë dje pas një lufte të gjatë me sëmundjen fibrozë cistike.
Një minut heshtje e nderuan qytetarët para simbolikisht para Qeverisë duke dërguar meshazh që sa më shpejtë të sigurohet ilaçi trikafta.
Irena Vasillevska nënë e një fëmije me fibrozë cistike e cila ishte e pranishme në protestë tha qe autoritetet nuk duhet të presin asnjë minut për blerjen e ilaçit.
“Është e trishtueshme, fëmijët tanë po vdesin ndërsa ka ilaç. Nuk mund të pritet as një minutë. Do të kërkoj nga të gjitha autoritetet që të blejnë ilaçin për 60 pacientët. Ministri Suali bëri publikoi se janë siguruar mjete për blerjen e ilaçit.Por nëqoftë se ishte blerë ilaçi më herët Bllagojçe do të ishte gjallë”, tha Irena Vasillevska
Ndërkaq ministri i Shëndetësisë Bekim Sali tha se ministria nuk është intitucioni më përgjegjës që ky ilaç nuk është siguruar deri më tani.
“Anëtarët e Asociacionit për fibrozë cistike me të cilët jam në komunikim e din gatishmërinë time për zgjidhjen e këtij problemi i cili fatkeqësisht u nxit nga faktorë të tjerë dhe jo nga Ministria e Shëndetësisë, duke pasur parasysh se Ministria e Shëndetësisë nuk i blen ilaçet, por e organizon sistemin dhe i mundëson ligjërisht të gjitha lëvizjet, pra dhënien e kompetencat për institutet me të cilat mund të disponojmë dhe si të organizohen”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.
Pacientët me fibrozë cistike, para një jave protestuan para Qeverisë, të zhgënjyer nga deklaratat e autoriteteve se ilaçi bashkëkohor fillimisht do të sigurohet për tetë nga gjithsejt 130 të prekur nga kjo sëmundje. Ilaçi “Trikafta” për një pacient kushton 30.000 euro për një vit, kurse sipas autoriteteve të shëndetësisë rreth 65 pacientë kanë nevojë për këtë ilaç./KlanMacedonia
Përgatiti: Arbana Q. Klimenta