POLICIA KAP DY TË RI, TENTUAN TË BLEJNË NË TREGUN E VELESIT
Në shikim të parë duken para prej 10, 20, apo 100 euro, por në fakt nuk vlejnë fare pasi janë të falsifikuara.
E përveç që janë të falsifikuara disa persona kanë filluar t’i shesin ato në rrjetet sociale me çmime të ndryshme, njofton KlanM.
Si për shembull, për 100 euro origjinale, mund të bleni 4.500 euro të falsifikuara, për 200 euro – 9.000 mijë euro, apo 300 euro – 23.000 mijë euro.
Kjo dukuri më së shumti është përhapur në “Tik-tok”.
Edhe në Maqedoninë e Veriut është përhapur ky fenomen.
Dje, sic njofton KlanM, policia ka kapur dy të ri, 20 dhe 21 vjeçar nga Velesi, duke blerë në treg me monedha të falsifikuara edhe atë me 1.000 denarë. Por gjatë bastisjes në shtëpitë e tyre janë gjetur edhe monedha tjera dhe skaner, printer dhe kompjuter.
“Me urdhër të gjykatës është kryer bastisje në shtëpitë e tyre, ndërsa në shtëpinë e D.R. janë gjetur dhe konfiskuar dy kartëmonedha të falsifikuara nga 1.000 denarëve, një skaner, një printer dhe një kompjuter, ndërsa në shtëpinë e V.M. janë gjetur dhe konfiskuar dy kartëmonedha të falsifikuara prej 100 denarëve dhe një kartëmonedhë e falsifikuar prej 500 denarëve” – thonë nga MPB.
Në periudhën nga 1 janari deri më 30 prill 2023, sic njofton KlanM, janë regjistruar tre vepra penale “falsifikim parash”, për të cilat janë kallëzuar penalisht tre persona.
Në kuadër të kallëzimit të paraqitur penal janë sekuestruar 20, 50 dhe 100 euro dhe kartëmonedha me prerje 50 dhe 100 franga. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Arbana Qerimi