Papa: Mos i mbyllni dyert për emigrantët

Mbi 50 mijë njerëz mblidhen në Budapest

Në meshën që mbajti këtë të dielë në një nga sheshet e Budapestit, Papa Francesku bëri një apel të drejtpërdrejtë duke kërkuar që të mos mbyllen dyert për emigrantët e huaj, një thirrje që shkon në kontrast me politikat e kryeministrit nacionalist, Viktor Orban.

“Sa e trishtueshme dhe e dhimbshme është të shohësh dyer të mbyllura. Dyert e mbyllura të egoizmit tonë në lidhje me të tjerët. Vëllezër dhe motra, ju lutem, ju lutem, le t’i hapim ato dyer!.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe vetë Orban që këmbëngul se është një mbrojtës i vlerave të krishtera. Ai thotë shpesh se nuk do të lejonte që Hungaria të transformohej në një “vend emigrantësh” siç janë bërë të tjerët në Evropë.

Në fjalën e tij para më shumë se 50 mijë njerëzve, Ati i shenjtë u ndal edhe tek lufta në Ukrainë, fqinjin lindor të Hungarisë. Papa u lut që populli ukrainas dhe ai rus të gjejnë sa më shpejt paqen.  Kjo ishte dita e fundit e vizitës së Papës në Hungari, udhëtimi i parë jashtë Vatikanit pasi 86-vjeçari u shtrua për disa ditë në spital pas një bronkiti në rrugët e frymëmarrjes.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share