Reagon Moska: Etiketim racist dhe degjenerues
Papa Françesku u përfshi në polemika me Moskën për shkak të një deklarate, ku kritikoi ashpër veçanërisht, veprimet e çeçenëve dhe njësive të tjera me përbërje etnike gjatë sulmit rus në Ukrainë. Duke folur në një intervistë për revistën jezuite “Amerika”, Papa i quajti ata “mizorë”.
“Më mizorët janë ata që janë pjesë e Rusisë, por nuk kanë tradita ruse, si çeçenët, buriatët e të tjerë”.
Ministria e Jashtme ruse, përmes zëdhënëses Maria Zaharova akuzoi Papën për racizën, duke i konsideruar këto deklarata si “degjenerim”.
“Kjo nuk është më “Rusofobi”, por një degjenerim i niveli të papërshkrueshëm. Ne jemi një familje me burjatët, çeçenët dhe përfaqësues të tjerë të vendit tonë shumë-etnik”.
Polemikat i japin goditje përpjekjeve të Vatikanit që ofroi ndërmjetësim mes Kievit dhe Moskës për uljen e tensioneve, të cilin Kremlini e mirëpriti.
Tv Klan