Papa i jep të drejtën e votës grave në sinode

Në mbledhjen e Peshkopëve që do të mbahet në Tetor gratë do të votojnë për herë të parë duke i dhënë më shumë vendimarrje

Papa Françesku, në një lëvizje historike që mund të çojë në më shumë përfshirje në vendimmarrje në Kishën Katolike Romake, do t’i lejojë gratë të votojnë për herë të parë në një takim global të peshkopëve në Tetor.

Në të kaluarën, gratë lejoheshin të merrnin pjesë në sinodet, një organ këshillues papal, si auditore, por pa të drejtë vote. Përveç kësaj, Papa do të zgjedhë 70 priftërinj, motra të rendeve, dhjakë dhe laikë katolikë nga një listë prej 140 personash të rekomanduar nga konferencat kombëtare të peshkopëve.

Vatikani kërkoi gjithashtu që 50 për qind e 70 klerikëve, të jenë gra. Në sinode zakonisht marrin pjesë rreth 300 njerëz, kështu që pjesa më e madhe e atyre me të drejtë vote do të jenë ende peshkopë. Megjithatë, ndryshimi është i jashtëzakonshëm për një institucion që ka qenë i dominuar nga meshkujt për shekuj.

Për vite me radhë, grupet e grave në Kishë kanë kërkuar të drejtën për të votuar në sinodet e profilit të lartë të ngarkuar për përgatitjen e rezolutave, të cilat zakonisht çojnë në një dokument papnor. Në vitin 2021, Françesku, për herë të parë emëroi një grua në pozicionin e dytë në autoritetet e Vatikanit, e cila u bë gruaja e rangut më të lartë në shtetin më të vogël në botë. Në të njëjtin vit, ai emëroi murgeshën italiane, motrën Alessandra Smerilli, në pozicionin numër dy në Zyrën për Zhvillim të Vatikanit, e cila merret me çështjet e drejtësisë dhe paqes.

Grupet fetare e kanë përshëndetur një ndryshim të tillë si mundësi për të ndryshuar dinamikën e pushtetit të Kishës dhe për t’i dhënë një zë më të madh katolikëve, duke përfshirë gratë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share