Papa Françesku shpreh shqetësim për rritjen e sulmeve në Gaza dhe Kiev

Papa Françesku u ka kërkuar liderëve rajonalë që të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm në Lindjen e Mesme dhe u bëri thirrje të gjitha kombeve të “marrin anën e paqes.”

Ai shprehu pikëllimin e thellë për sulmet e fundit të përgjakshme në Kiev dhe Gaza që kanë goditur civilë, përfshirë gra dhe fëmijë. Papa mësoi “me dhimbje të madhe lajmin për sulmet kundër dy qendrave mjekësore në Kiev, përfshirë spitalin më të madh të fëmijëve në Ukrainë, si dhe kundër një shkolle në Gaza.”

Papa thekson shqetësimin e tij të thellë pas përshkallëzimit të dhunës. Duke shprehur afërsinë e tij me viktimat dhe të plagosurit e pafajshëm, ai shpreson dhe lutet që së shpejti të identifikohen rrugë konkrete për t’i dhënë fund konflikteve të vazhdueshme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share