Ati i Shenjtë do të qëndrojë në spital disa ditë derisa të rikuperohet plotësisht
Papa Franceku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale këtë të mërkurë për shkak të problemëve ne stomak.
Pas ndërhyrjes së mjekëve, Ati i Shenjtë pritet të qëndrojë disa ditë në spital në mënyrë që të mundësohet rikuperimi i plotë i tij.
Një ditë më parë Papa Francesku shkoi në spiatlin Gemmeli në Romë por nuk u dhanë detaje për shëndetin e 86-vjeçarit.
Françesku shënoi vitin e tij të 10-të si Papë në muajin Mars, ka vuajtur nga një sërë komplikacionesh shëndetësore vitet e fundit dhe shpesh përdor një karrige me rrota për të levizur për shkak të dhimbjes së vazhdueshme të gjurit.
Pavarësisht problemeve të tij shëndetësore, Papa ka një axhendë të ngjeshur. Vatikani njoftoi se Papa Franckesku do të vizitojë Mongolinë në fund të Gushtit.
Klan News